Policia ka vënë në pranga ditën e djeshme një 62-vjeçar nga Rrogozhina, pasi akuzohet për dhunë në familje.
Siç bëhet e ditur, 62-vjeçari Shkurt Ç, u arrestuar sepse në mënyrë të përsëritur, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nuses së djalit të tij, P. Ç., 22 vjeçe.
Po ashtu, policia bën me dije se për 22-vjeçaren është plotësuar kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
a.ç