Policia e Beratit ka vënë në pranga një 22-vjeçar, pasi akuzohet për përndjekje ndaj një adoleshenti.
Blutë bëjnë me dije se një ditë më parë kanë arrestuar në flagrancë 22-vjeçarin me inicialet G. K., banues në këtë qytet, i dënuar më parë.
Arrestimi i tij është bërë pasi për 5 muaj, ka përndjekur të miturin me inicialet S. C., 15 vjeç, banues në Berat./.aç