Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takimi me banorët e Prrenjasit, risolli në vëmendje fjalët e kryeministrit Edi Rama në “Komunikimin Javor”.
“Një orë më parë ndodhi gjëja më e çuditshme në 27 vite histori politike,” tha Basha. Sipas kryetarit të opozitës, Rama “ra brenda me fjalët e veta” duke thënë që “duhet shembur Republika e vjetër e për këtë duhen reforma”, duke iu referuar fjalëve të kryeministrit për reformën e administratës së shtetit, të cilën ky i fundit e quajti “tepsi shtet” në Komunikimin Javor.
“Rama në monologun e tij të së dielës ka thënë se duhen reforma dhe duhet shembur republika e vjetër dhe ka thënë se do e bëjë ai. Nuk tha se çfare e pengoi të mbante premtimet por ju e dini se i ka penguar tepsia. Rama eshte personifikim i Rep. së vjetër. Ndaj s’mund të themelojë të renë. Të renë e themeluat ju. Unë kam planin, vendosmërinë dhe vullnetin ta çoj përpara,” tha Basha nga Prrenjasi.
ma.me