Irani e cilësoi sot të papërgjegjshëm vendimin e Donald Trump për t’u tërhequr nga marrëveshja e Parisit për Klimën, që sipas tij do të izolojë gjithnjë e më tepër SHBA-në.
”Tërheqja e SHBA-së nga marrëveshja e Parisit tregon mungesë përgjegjësie të qeverisë kundrejt komunitetit ndërkombëtar dhe do të izolojë gjithnjë e më shumë vendi”. pohoi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Bahram Ghasemi, sipas agjencisë IRNA.
Presidenti amerikan njoftoi dje tërheqjen e SHBA-së nga marrëveshja e Parisit e 2015 për Klimën, duke iu bashkuar në këtë mënyrë vetëm dy shteteve jo-nënshkruese të tekstit, Sirisë dhe Nikaraguas.
“Mosrespektimi i angazhimeve të marrëveshjes së Parisit nga një qeveri që është e dyta në radhë si emetuesja më e madhe e gazit me efekt serrë dhe një nga shtetet me nivelin më të lartë të ndotjes është e papranueshme”, u shpreh zyrtari iranian./b.d