Partia Demokratike ka dënuar sot sulmin në Londër ku humbën jetën 10 persona. Sipas Selisë blu, akti terrorist që goditi Mbretërinë e Bashkuar së fundmi ishte i pabesë.
Njoftimi:
PD dënon me indinjatë aktet e terrorit që goditën Londrën.
Mendimet dhe lutjet tona sot janë pranë viktimave, tek të afermit e tyre dhe të lenduarve nga ky sulm i pabesë.
Partia Demokratike sot i shpreh solidaritet popullit mik dhe autoriteteve të Mbretërisë së Bashkuar, së bashku me premtimin se do të jemi përherë në krah të çdo beteje për liri.