Sipas një banori të qytetit periferik të Londrës, Barking, një nga kryerësit e sulmit terrorist në Londër, ishte dëbuar me forcë nga një xhami e quajtur “Jabir Bin Zyad”, pasi që e kishte vënë në pyetje atë që po e thoshte imami i xhamisë gjatë predikimit.
Salahudee Jayabdeen, 40-vjeçari, ka thënë se pas dëbimit nga xhamia, të dyshuarin e kishte parë nëpër këtë zonë kohëve të fundit , transmeton Express.
“Para rreth dy muajve ai filloi ta vinte në dyshim atë që po e thoshte imami. Nuk e mbaj në mend se për çfarë bëhej fjalë saktësisht, por atij i ishte kërkuar që të dilte nga xhamia. Ai nuk pranoi dhe pastaj e nxorën jashtë me forcë,” ka thënë Jayabdeen.
Në sulmin e mbrëmshëm në qendër të Londrës u vranë shtatë persona dhe u plagosën 48 të tjerë. Po ashtu, tre sulmuesit e dyshuar u vranë nga policia gjatë sulmit./b.d