Biznesmeni shqiptar nga Maqedonia Mentor Ajdini është qëlluar mbrëmjen e djeshme në mes të Vjenës, duke mbetur i plagosur rëndë.
Sipas mediave vjeneze ai është qëlluar me breshëri automatiku në një lokal nga persona ende të paidentifikuar.
Gjëndja e tij shëndetësore mësohet se është kritike, ndërsa po mbahet në një nga spitalet kryesore të Vjenës.
Ai është i njohur si Toni dhe sipas bashkatdhetarëve atje, është njeriu më i fuqishëm i Vjenës për shkak të ushtrimit të disa bizneseve të tij atje në fushën e bar-kafeve, shkruan Shqiptarja.com
Ndërkohë, ai u bë i njohur pas disa shkrimeve në media ku pretendohej se ishte i dashuri i ri i Marina Farës dhe personi që i prishi fejesën asaj me biznesmenin shkodran, Edi Ismaili.
Megjithatë, vajza e këngëtares Eli Fara mohoi çdo lidhje me shqiptarin nga Maqedonia, Mentor Ajdini. Ndërsa foton e dyve, ajo e justifikoi si një takim rastësor me biznesmenin për shkak të shoqërisë së përbashkët. /b.d