Sot është filmuar nga pushuesit një delfin i dëmtuar nga mjetet lundruese në Parkun Kombëtar Detar Karaburun Sazan.
Menjëherë janë njoftuar punonjësit e AdZM Vlorë që në bashkëpunim me Policinë Kufitare ndërmorën një inspektim të zonës në verifikim të ngjarjes.
Gjatë inspektimit nuk u gjet delfini apo trupi i tij i dëmtuar. Kjo tregon se ai është larguar pa dëmtime të rënda.
Specialistët e AdZM-së në Vlorë raportojnë se dy javë më parë u shfaq një tufë me delfin në këto ujëra pjesë e së cilit mendohet të jetë dhe ky delfin.
Shfaqa e delfinit në këto ujra dhe kujdesi ndaj faunës detare tani që ujrat popullohen dhe me mjete lundruese,të bëjnë kujdes e mos të dëmtojnë këtë faun sepse veç të tjerash kjo do të thotë më shumë turist në këtë zonë. /b.d