Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama ka marrë pjesë në çeljen e fushatës së LSI në Kukës, ndërsa ka përcjellë mesazhe të forta politike.
Rama ka deklaruar sërish se objektivi i LSI në zgjedhjet e 25 Qershorit, është të dalë forcë e parë politike, ndërsa ka theksuar se në Kukës do arrijë të sigurojë një mandat deputeti.
Po nga Kukësi, numri dy i LSI ironizoi dhe qëndrimet e kryeministrit Edi Rama i cili është shprehur se PS duhet ta marrë e vetme “timonin e qeverisë”, njofton Report TV.
Luan Rama ka thënë se në Malësi, burri vlerësohet nga fjala e mbajtur dhe jo nga timoni.
“Fitorja e LSI-së është një shans edhe për socialistët dhe demokratët. Ne e dimë që në Malësi, burri mbahet prej llafi, jo prej timoni.
Fitorja e LSI-së do të vijë për shkak se ne do të ulim taksat dhe do krijojmë më shumë vende pune.
LSI do të fitojë edhe në Kukës me një kandidat nga Kukësi”, u shpreh nënkryetari i LSI, Luan Rama. /b.d