Nga Cerriku kreu i PD-së, Lulzim Basha i kërkoi sërish debat kryeministrit Rama për premtimet e pambajtura në këto katër vite. Sipas tij Rama gjen kohë të luajë futboll e basketboll, por jo për tu përballur në debat.
“E patë sot Ramën duke luajtur basketboll? Kam 1 javë e gjysmë që i them të vijë në debat dhe të japë llogari. Ku e ka pensionin e 13, ku e ka mbështetjen financiare për fermerët? Asnjë përgjigje. Karikatura, çitjane, tuta, basketboll, futboll, por asnjë përgjigje. Përgjigjen ia ka borxh qytetarëve shqiptarë. Nuk mund ti ikësh kësaj përgjigje me basketboll e futboll, Edi Rama. Ja ku jemi. A ka pasur një vend të vetëm pune të hapur këtu në Cerrik në katër vite?”, tha Basha.
Sipas tij “në 25 Qershor është radha e shqiptarëve ti bëjnë kosh Edi Ramës dhe të marrin Shqipërinë në dorë. Me votën tuaj do të ndryshojmë republikën, kushtetutën. Republika e Re është Republika ku asnjë politikan nuk iu bën dot më kosh. Me ndryshimet kushtetuese jo vetëm që populli do të zgjedhë deputetët dhe kryeministrin, por po kështu populli do të mund ti shkarkojë ata me votë para fundit të mandatit nëse nuk mbajnë premtimet”.
ma.me