Cristiano Ronaldo beson se është lojtar që ka shkruar historinë me Real Madridin, por nuk e konsideron veten “galaktik”.Portugezi ka qenë figura kryesore te Real Madridi që nga transferimi i tij nga Manchester Unitedi më 2009, duke ndihmuar skuadrën të fitojë trofe të rëndësishëm, transmeton Koha.net.
“Nuk e konsideroj veten galaktik, por e konsideroj veten si një lojtar që ka krijuar histori me Manchesterin, Madridin dhe ekipin kombëtar”, ka thënë ai, transmeton Goal.
Ronaldo ka shtuar se nuk është i frikësuar të ekzekutojë penaltinë në finale, pasi i përlqen shumë që të merr rreziqe.“Një penalti në finale? Nuk është frikësuese.
Më pëlqen të rrezikoj, është një rrezik i kalkuluar, nuk është jetë a vdekje. Mund të shënoj apo ta humbas. Por, unë nuk do ta humbas. Duhet të mendoni pozitivisht, dhe ky është dallimi ndërmjet lojtarëve të mirë, shumë të mirë dhe galaktikave”, ka thënë Ronaldo. (b.an)