Këngëtarja me famë botërore Shakira si çdo grua kur bëhet nënë, e ka të vështirë shkëputjen nga fëmijët, për të shkuar në punë.
Në një intervistë për “Associated Press”, Shakira është shprehur se e ka pasur shumë të vështirë t’i rikthehej muzikës pas shkëputjes që bëri për t’u kujdesur për djemtë e saj, Milanin 4 vjeç dhe Sashën 2 vjeç.
Të kthyerit edhe një herë në studio, për mama Shakirën nuk ishte e lehtë.
40-vjeçarja e kishte tepër të vështirë të shkruante këngë të reja për shkak të procesit krijues, i cili i dukej tepër i vështirë, por edhe për kohën e gjatë që ai kërkonte.
“Isha përpara fletës së bardhë dhe në të njëjtën kohë mendoja për kohën e gjatë, që nuk duhet të kaloja larg fëmijëve të mi, por dëshiroja që të vazhdoja karrierën time si krijuese, artiste dhe producente”,-ka thënë këngëtarja për “Associated Press”.