Kryeminsitri Edi Rama ishte sot në Dropull ku u prit nga një familje minoritare. Edhe këtë herë kryeministrin nuk i kurseu batutat teksa përmendi kreun e PD Basha dhe kreun e PBDNJ Dule.
“Me investimet kemi vënë bazë, por kam ëndërr, që siç po bëjmë Gjirokastrën, këto fshatrat t’i qëndisim, që të jenë shtëpi, që turistët të vijnë të rrinë nëpër shtëpi. Se për shembull kush vjen për pushime në Sarandë, të thotë do rri dhe një natë në Gjirokastër, se kështu bëhen këto punë,” tha ndër të tjera kryeministri.
/a.m.