Një incident mësohet se ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër, teksa reporteri i PD-së, është kërcënuar nga drejtori i Policisë së Vaut të Dejës dhe shoferi i tij.
Lajmi u bë i ditur nga vetë kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili ishte pasditen e sotme në Shkodër, ku çeli fushatën në zonën e Vaut të Dejës.
Mësohet se rasti është denoncuar tek ministri i ri i Brendshëm, Dritan Demiraj, dhe ai ka marrë menjëherë masë, duke e shkarkuar atë nga detyra.
Ky është incidenti më i rëndë i ndodhur deri më tani, ku i përfshirë është një zyrtar policie. /b.d