I pyetur në lidhje me akuzat e kandidatit të PD-së për Beratin, Lefter Maliqi, i cili tashmë është larguar duke dalë në mbështetje të të majtëve, kreu i PD-së Lulzim Basha tha se vendimi për të mos e vendosur të dytin në listë ishte i drejtë.
“I vetmi koment që kam është që mora vendimin e drejtë për të mos e kandiduar të 2, por të 3 në Berat. Më mirë do të ishte të mos e kisha kandiduar fare”, tha Basha në Top Story.