I ftuar në emisionin ‘Opinion’ kryeministri Edi Rama ka zbardhur detaje nga takimi i kreut të PD-së Lulzim Basha, ku u arrit edhe marrëveshja për të hyrë në zgjedhje opozita.
Rama u shpreh se në atë takim kishte shkuar pasi pa që partitë e tjera po organizon një takim për të nxjerrë PS-së si dele të zezë.
‘Asnjëherë të mos humbasim mundësinë që na jep kriza, çdo krizë është ose një moment që të çon në humnerë ose për një zgjidhje .
U bë takimi me përfaqësuat ndërkombëtar, nuk funksion, u bënë takime të tjera nuk funksionuan, dhe pastaj u organizua një takim jo nga unë. Unë mora një ftesë, i dhashë një përgjigje që nuk ishte as refuzim, as pranim, dhe kur mora vesh që të gjitha partitë e koalicionit tonë, kuptova që ishte një organizim nga të gjithë partitë për të nxjerrë dele të zezë partinë socialiste.
Si do që të ishte, e rëndësishme ishte që të mos lejoja që e gjithë kjo të mos përdorej, që ja ku na doli që Edi Rama nuk e do vettingun. E kam marrë vendimin në Elbasan. Jo për të shkuar për të mbajtur një fjalim, por për të takuar një takim kokë më kokë me Lulzim Bashën.’, -tha Rama.
Takimi u realizua në 17 maj, e thirrur nga kreu i PR, Fatmir Mediu, dhe ai i PAA, Agron Duka. /b.d