Futbollisti brazilian i Flamurtarit, Mauricio Leal është arrestuar për mosbindje ndaj policisë rrugore.
Policia e Vlorës njofton se ka arrestuar në flagrancë shtetasin Mauricio Leal, 30 vjeç, lindur në Brazil, banues në Vlorë.
Ai eshte mbrojtes me ekipin e Flamurtarit. “Policia ka bërë arrestimin e tij në Radhimë, pasi ky shtetas po drejtonte mjetin tip Benz, pa leje drejtimi përkatës dhe duke udhëtuar në këto kushte nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë rrugore për të ndaluar’- njofton policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.