‘NYT’ shkruan për këngët e fundit të Duas, veçanërisht për hitin “Scared to Be Lonely”, të cilën e performoi në emisionin e famshëm amerikan “The Tonight Show”.
“Performanca në emision ishte veç një hap i mirë në karrierën e Lipas, 21-vjeçare, e cila të premten publikon albumin debutues ‘Dua Lipa’. Ajo ka siguruar miliona dëgjime për këngët e saj ‘Hotter Than Hell’, ‘Blow Your Mind’ dhe ‘Be the One’, ndërsa kënga ‘Scared to Be Lonley’ ia ka siguruar më shumë se 250 milionë transmetime”, shkruan New York Times.
“Zonjusha Lipa ka zë, është kantautore dhe performuese e cila është rritur me hite. Idolët e saj janë Pink dhe Nelly Furtado së bashku me Kendrick Lamapar dhe J.Cole. Muzikën e saj ajo shpesh e quan ‘pop i errët’”, shkruan veç të tjerash NYT/a.ç