Pas sondazhit të publikuar mbrëmë nga IPR Marekting mbi partitë politike që do të garojnë më 25 qershor ka reaguar kreu i LIBRA, deputeti Ben Blushi. Ai shkruan se nuk i beson atij sondazhi, pasi nuk ka asnje popull qe voton nje qeveri 90%.
“Sipas një sondazhi Qeveria Rilindje-Cadra-LSI merr 90 për qind te votave. Nuk mund ti besoj sondazhit. LIBRA do marrë të gjitha votat e atyre që janë kundër Qeverisë dhe janë shumicë”- shkruan ai.
Sipas sondazhit në rang kombetar, PS merr 43 % sipas sondazhit, PD 36, LSI 12 % dhe LIBRA 2.3 %.
Postimi i Blushit
PSE LIBRA FITON ZGJEDHJET, JO SONDAZHET
Sipas një sondazhi Qeveria Rilindje-Cadra-LSI merr 90 për qind te votave. A ka popull që voton 90 për qind një qeveri? Sigurisht që jo. Prandaj nuk mund ti besoj sondazhit. LIBRA do marrë të gjitha votat e atyre që janë kundër Qeverisë dhe janë shumicë. Ky është ndryshimi i LIBRA me të tjerët. Ata duan të ndryshojnë popullin me ndihmën e Qeverisë, ne duam të ndryshojmë Qeverinë me ndihmën e popullit. LIBRA ËSHTË RRUGA E RE.
ma.me