Oficere e RENEA-s Rezarta Hoxha, ka rrëfyer në emisioni “Opinion” rreth punës së saj si oficere, një profesion që është ndër më të vështirët për një femër. Ajo tha se ka marrë pjesë në disa aksione të vështira. Veç të tjerash Hoxha tregoi se si është të jesh femër e vetme e të punosh mes burrave. Ajo ka thënë se nuk është e lodhshme, por ndonjëherë e sikletshme.
“Di të them që duhet të jesh shumë e kujdesshme ndaj detajeve, dhe të jesh e vetmja mes burrave normale që ndihesh edhe e privilegjuar. Duhet të kesh një mënyrë komunikimi perfekt, sepse aty është i rëndësishëm komunikimi”.
Më tej ajo ka rrëfyer se ka qenë në aksionin e vështirë të Lazaratit që ndërmori Policia e Shtetit para 4 vitesh, ajo tha se stërvitet shumë çdo ditë. Hoxha deklaroi se gjatë aksioneve detyrat janë të ndara, ajo merr pjesë njësoj si kolegët e saj që janë të gjithë meshkuj.
ma.me