Sipas apelit të Krimeve të Rënda fakti penal për të cilin është dënuar Doda nuk ekziston dhe ai duhet të rigjykohet në shkallën e parë të krimeve me një tjetër trup gjykuese.
Vetë Doda disa herë ka deklaruar se ishte i pafajshëm, ndërsa me këtë vendim bie poshtë një nga dënimet e dhëna nga krimet e rënda për luftën ndaj korrupsionit në drejtësi.
Rasim Doda u paraqit në 38 seancat gjyqësore pranë kriemve të rënda ndërsa Prokuroria kërkoi dënimin e tij me burg dhe heqien e të drejtës për funksione publike dhe për tre vite.
Aktualisht Doda është gjyqtar i pezulluar me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë deri në një vendim të formës së prerë të gjykatës.