Gjatë kontrolli rutinë nëpër rrugët e qytetit, në zonën e quajtur Ponte San Giovanni, policia italiane ka ndaluar një 18 vjeçar shqiptar.
Gjate kontrollit, në xhepin e pantallonave i gjetën marijuanë dhe 40 euro.
Pas kësaj, policia vijoi më tej kontrollin duke e shoqëruar në banesën ku i riu shqiptar qëndronte.
Poshtë dyshekut të krevatit të tij, policia gjeti një sasi tjetër marijuane, dhe një peshore.
Mbi komodinë 18-vjeçari mbante një fletore ku shënonte rregullisht të gjitha shitjet e drogës që bënte.
18 vjeçari u arrestua dhe, me urdhër të Prokurorit Publik,u mbajt në dhomën e sigurisë së stacionit policor në pritje për t’u gjykuar.
a.ç