Gjatë një dreke me punëtorët e një fabrike këpucësh në Lezhë, një nga punonjëset iu ankua kryeministrit Edi Rama, se LSI-ja e kishte hequr nga puna.
Kreu i qeverisë e quajti “skandal” këtë, dhe shtoi se “kjo çështje do të marrë fund, kur partitë heqin nga puna njerëz, dhe fusin të tyret”.
Punonjësja: LSI më hoqi nga puna
Rama: Pse të hoqi LSI-ja?
Punonjësja: LSI-ja më hoqi se isha duke punuar me sigurime unë, por mirë që ishte ai (tregon zotërinë përballë) që po haj bukë sot
Rama: Kjo është histori që të dhemb kur e pëson, por edhe kur të ka vu ty partia jote, kushedi kë ka heq përpara, por kjo duhet të mbarojë këtu, s’ka më të të fusë partia në punë dhe të heqë një tjetër
Kryeministri më pas ndërron temë duke e pyetur për Partinë Demokratike.
Rama: Po PD-në se kemi shumë në formë ë?
Punonjësja: Nuk dua t’ja di për partitë, dua t’ja di vetëm për krahët e mi
Rama: Për krahët e tu, por partitë i bëjnë punët
a.ç