Deputeti i LSI Komisionin e Verifikimit të Kandidatëve për Vettingun, Luan Rama, ka sulmuar Avokatin e Popullit dhe ONM për përzgjedhjen e kandidatëve për komisonet e Vettingut.
Ai deklaroi se AP dhe ONM kanë vepruar e dy standarte.
Sipas Luan Ramës, në listat e emrave të miratuar ka persona që kanë konflikt interesi me familjarë që punojnë në sitemin e drejtësisë.
“Kishte dhe ka emra që mund të vlerësoheshin që mund të përfshiheninn në listën e miratuar sepse për fat të keq dhe në seancat dëgjimore rezultoi se Avokati i Popullit dhe ONM kanë aplikuar dy standarte, sepse nëse një pjesë e kandidatëve e kanë penalizuar për rekomandim negativ për shkak të kofnliktit të interesit për shkak se dikush ka vëllain, gruan që punon në sistemin e drejtësisë, të njëjtin standart nuk e ka respektuar për të tjerë kaniddatë dhe janë përfshirë në listën e miratuar. Gjithsesi dhe në punën gjatë këtij komisioni dolën në pah, defekte dhe vajtja në votim krijoi mospajtim mes palëve dhe në këtë komision përfaqësues të PS apo PD duhet të ruanin frekuencat e marrëveshjes së madhe së arritur mes kryeministrit e z Basha nuk ia dola dot ti bëja bashkë dhe në këtë pikpamje i mbetet dy komisioneve të tjera të bëjnë vlerësimin përfundimtar për të dy kandidatët. Por më vjern keq që kandidatët me integritet dhe vlera që mund ti bënin mirë procesit janë penalizuar për arsye subjektive”.
Komisioni i posaçëm parlamentar për vettingun ka mbyllur listën me 67 kandidatë të përzgjedhur për institucionet e vettingut, listë që do të kalojë në komisionet e tjera ad hoc. Por kjo listë nuk është pritur mirë as nga PD. Edhe Flamur Noka, njësoj si Luan Rama shprehu rezerva për përzgjedhjen e kandidatëve nga ONM dhe Avokati i Popullit, madje duke e akuzuar për vlerësim me dy standarde.
/a.m.