Shtatë punonjëse të fabrikës së këpucëve në Bubq kanë shfaqur probleme shëndetësore mëngjesin e sotëm.
Pas paraqitjes në Qendrën Shëndetësore mjekët dyshojnë për helmim nga kimikatet dhe susbtancat tretëse në ambientin e punës.
Mësohet se 7 punonjëset kanë shfaqur vështirësi me frymëmarrjen dhe marrje mendsh ndërsa po trajtohen nga mjekët e Fushë-Krujës. /b.d