Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka thënë se është absolutisht thelbësore, që bota të bashkohet për të luftuar kërcënimin nga ndryshimet klimatike.
Duke folur në Nju Jork, Z. Guterres tha se, nëse ndonjë vend dyshonte në nevojën për marrëveshjen e klimës, në Paris 2015, atëherë vendet e tjera duhet të mbajnë kursin.
Këto fjalë, shefi i OKB-së i tha menjëherë pasi presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, refuzoi t’i bashkohej liderave të vendeve të G7, në rikonfirmimin e marrëveshjes, duke thënë se do të vendosë së shpejti për qëndrimin e Amerikës, përgatiti Express. (b.an)