Arsenal dhe Arsene Wenger kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës edhe për dy sezone të tjera, shkruan Goal.com.
Kontrata aktuale e francezit skadon në fund të qershorit dhe nuk ishte e sigurte nëse Wenger do të qëndronte, pas një tjetër edicioni të dështuar, ku mbeti edhe jashtë Ligës së Kampionëve, për herë të parë në 19 vitet e fundit.
Por, trajneri francez tashmë ka vendosur dhe do të qëndrojë në Arsenal deri në vitin 2019.
Ai dje kishte një takim sekret me drejtuesit e Arsenalit, ku mori besimin e drejtuesve të klubit, për të kthyer sërish skuadrën atje ku e ka vendin.
Ky do të jetë një lajm i keq për shumicën e tifozëve të Arsenalit, të cilët gjatë tërë sezonit kanë protestuar deh kërkuar largimin e Wengerit, pasi besojnë se ka ardhur koha për një kapitull të ri me një trajner të ri.
Në anën tjetër, ky do të jetë një lajm i mirë për dy lojtarët shqiptarë, Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka, të cilët kishin besimin e trajnerit dhe ishin të pazëvendësueshëm në formacionin e parë. /a.m.