Kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka udhëhequr seancën parlamentare në gjuhën shqipe. Ai e ka nisur seancën në maqedonisht dhe më pas e ka kthyer në shqip. (min. 9:43)
Xhaferi i eshte përgjigjur Antonio Milloshoskit, anëtar i VMRO-së.
Xhaferi është shqiptari i parë që ulet në poziten e kryeparlamentarit, veprim ky që shkaktoi shumë revoltë tek VMRO-DPMNE-ja dhe përkrahësit e saj.
Sot mbahet seanca ku do të votohet qeveria e re, dhe është e para pas natës së dhunshme të 27 prillit. Këtu mund ta ndiqni Live mbledhjen e Kuvendit: