Gjenerali Manuel Antonio Noriega, ish – lideri ushtarak i Panamasë ka ndërruar jetën në moshën 83 – vjeçare.
Noriega iu ishte nënshtruar së fundmi një operacioni pasi kishte pësuar hemorragji, pas një operacioni në tru.
Ai pati qenë një aleat kyç i Shteteve të Bashkuara, por u hoq me forcë kur trupat amerikane pushtuan vendin në vitin 1989 dhe më vonë u burgos në SHBA, për akuzat e drogës dhe pastrimit të parave.
Ai e shpenzoi pjesën tjetër të jetës në burg, më vonë në Panama për vrasje, korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Megjithatë, ish – lideri doli nga burgu në Janar për t’u përgatitur për operacionin në fillim të muajit Mars, për heqjen e tumorit në tru.
Ai iu nënshtrua një tjetër operacioni pas gjakderdhjes cerebrale, por vdiq gjatë orëve të vona të së hënës (me orën lokale), në Panama City. Lajmi u dha nga Sekretari i Shtetit për Komunikimin, Manuel Domingue./tvklan.al/b.d