Kryetrajneri i Chelseat, Antonio Conte do t’i ketë në dispozicion 200 milionë funte për afatin kalimtar të verës, raporton “Daily Telegraph”, transmeton “Zeriinfo”.Chelsea fitoi ligën angleze në edicionin që lamë pas mirëpo siç duket apetitet për të fituar më shumë trofe, janë shtuar akoma.
Chelsea pati mundësinë për të fituar edhe një trofe këtë edicion, atë të Kupës FA, mirëpo u mposht në finale nga Arsenali me rezultatin 2-1, transmeton “Zeri.info”.
Italiani Conte është duke ndjekur një numër futbollistësh për ta përforcuar skuadrën e tij.
Ndër emrat më të përmendur për një transferim të mundshëm në Chelsea janë, mbrojtësi i Southamptonit, Virgil Van Dijk, sulmuesi i Evertonit, Romelu Lukaku dhe mesfushori i Monacos, Tiemoue Bakayoko, përgatiti ”ZËRI”. (b.an)