Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, njëkohësisht kryesuesi i listës së Partisë Socialiste në Shkodër, gjatë një takimi me strukturat e PS Vau i Dejës, ka thumbuar kandidatin e Partisë Demokratike, Nard Ndoka. Duke u shprehur se: “E kam të vështirë ta kuptoj Republikën e Re, me Nard Ndokën, me gjithë respektin për të. Ai i ka ndryshuar disa flamuj dhe prapë s’ka bërë asgjë për Vaun e Dejës”.