Një vajzë e re ishte shpallur e zhdukur pasi ishte larguar nga banesa e saj. Bëhet fjalë për shtetasen me inicialet F.K. 23-vjeçe, e cila ishte denoncuar e zhdukur nga familjarët e saj. Prej ditësh, e reja kërkohej nga policia por asnjë rezultat.
As të afërmit e vajzës nuk kishin asnjë informacion për vendndodhjen e saj. Por, një ditë më parë, ajo u ndalua nga policia kufitare e Kakavijës. Vajza po tentonte të kalonte kufirin drejt Greqisë. Në momentin e ndalimit ajo ishte e vetme, por dyshohet se ka pasur eprsona që i kanë ardhur në ndihmë. Burime të JavaNews bëjnë me dije se e reja do largohej drejt Greqisë me një shtetas me të cilin kishte lidhje intime.
Ajo nuk donte tu tregonte fmialjarëve për lidhjen. Policia dyshon se e reja është mashtruar dhe do trafikohej në shtetin helen. Po ashtu, nuk përjashtohet mundësia që vajza të ketë rënë dakord me një person për të ushtruar prostitucion, dhe ky i fundit ta ndihmonte me klienteë dhe për akomodimin e saj. Aktualsiht rasti po hetohet nga prokuroria./JavaNews/a.m.