Kapet një person në kërkim i cili kishte përshtatur një ambient për kultivimin e bimëve narkotike në garazhin e apartamentit.
(Prill të vitit 2017).
Arrestohet shtetasi:
- Astrit Miftari, 63 vjeç, banues në Vlorë.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit Astrit Miftari, në qytetin e Vlorës, për arsye se ky shtetas ka qenë shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, të parashikuara nga nenet 283/2, 284, 25, 137/2 të Kodit Penal.
Ngjarja
Më datë 29.04.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në një apartament në lagjen “1 Maji”, shërbimet kanë konstatuar në garazhin e këtij objekti një ambient të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike nëpërmjet llampave elektrike, një mjet lundrues “Gomone”, si dhe sasi bimore narkotike, bazë materiale të ndryshme etj.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin nr.171 datë 28.05.2017, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”./a.m.