Kreu i FRD-së, Bamir Topi ka sulmuar marrëveshjen mes PS-së dhe PD-së e arritur dy javë më parë. Topi tha se Basha dhe Rama treguan dyfytyrësi si politikanë. Sipas Topit, Basha bëri pirueta nga më të ndryshmet që të dilte nga çadra. “Ata duan të marrin fitore poshtë tavolinës, duke krijuar kushte jo të favorshme dhe jo të barabarta për të gjithë. Ata na vendosën nën presion. Basha që sulmonte FRD-në nga çadra bëri ç’mos që të dilte nga çadra”, tha Topi.
ma.me