Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Bulqiza se qëlimi i reformave të PS është vendosja e qëndryeshmërisë në themelet e shtetit. Ai theksoi se shteti ishte i rrënuar totalisht 4 vite më parë, kur të majtët erdhën në pushtet.
Kreu i qeverisë e krahasoi Shqipërinë me minierat dhe galeritë e Bulqizës, duke thënë se ishte e braktisur, i copëtuar e vrima vrima.
“Do ta ndërtojmë shtëpinë e përbashkët të shtetit shqiptar, me ligj e rregulla dhe me barazi të të gjithëve para ligjit, apo do kthehemi pas me prishjen e themeleve. Kemi marrë një shtet në dorë, që ishte si minierat e galeritë e braktisura, vrima vrima, shtet i copëtuar si minierat e ndara copa copa. Çdo sektor i shtetit ashtu ishte. Reformat tona, kanë pasur qëllimin që të vendosin qëndrueshmëri në themele,” tha Rama./a.m.