Reagime dhe pakënaqësi të shumta shtohen përditë nga të përjashtuarit nga listat për deputete nga ana kreut të PD-së, Lulzim Basha por edhe atyre që iu ishte premtuar një kandidim, por që nuk e kanë gjetur veten në listat që do ta garojnë në 25 qershor.
Sot një tjetër zë brenda së djathtës, ish zv.ministrja e Jashtme Edit Harxhi ka reaguar kundër kreut të PD-së, që sipas saj tashmë ka ardhur koha për të shpërthyer.
“Fool me once, shame on you. Fool me twice shame on me! I am and have always been DP..the cause remains but only the cause…time to shake up”.
“Ma punove një herë, turp për ty. Ma punove dy here, turp per mua. Une jam dhe do te jem gjithmone me PD…kauza mbetet. Koha per tu shkundur!”, shkruan ajo. /b.d