Gjatë një operacioni ajror nga forcat turke në veri të Irakut, zhvilluar sot në mëngjes, u vranë 13 terroristë të dyshuar të PKK-së, bëri të ditur një burim ushtarak, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).
”Trembëdhjetë terroristë të PKK-së u vranë në rajonet e Avasin-Basyanit, në veri të Irakut, në një sulm ajror të dielën herët në mëngjes teksa po përgatiteshin për një sulm të armatosur”, tha burimi duke kërkuar të mos identifikohej.
Sulmi gjithashtu shkatërroi shtatë depo municionesh që i përkasin organizatës terroriste PKK.
PKK-ja, që është në listën e organizatave terroriste të Turqisë, SHBA-së dhe BE-së, rifilloi fushatën ushtarake kundër Turqisë në korrik të vitit 2015.
Ajo është përgjegjëse për vdekjen e rreth 1 200 personave, përfshirë gra dhe fëmijë./ b.d