Sekretari i Pergjithshem i PD-së, Arben Ristani, deklaroi sot se për shkak të një ngjarje të pakëndshme një ditë më parë, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, nuk është sot në takim, ndërsa është takuar me banorë të Lushnjes për të prezantuar kandidatët për deputete.
Republika e Re, ekonomi e fortë, e nesërme e sigurt, tha Ristani duke shtuar se PD bëri të mundur integrimin e Shqipërisë në BE dhe anetaresimin ne NATO dhe kjo ështe garanci për të nesërmen.
Në vijim, Ristani tha se PD rriti rrogat e pensionet, ndërsa socialistet mbjellin palma dhe shtrojnë pllaka majelike kur njerëzit nuk kanë se cfare te hanë.
“Ata dinë vetëm të marrin para nga koncensionet dhe tenderat e paligjshme. E ardhmja jonë është protesta për të mirën e shqiptarëve dhe e ardhmja është Republike e Re, ekonomi e fortë. Do ta kthejmë Shqipërinë në kantier për të ndërtuar. Premtimi i Bashës eshte për të rritur rrogat e pensionet, per te ulur tarifat e studimit në universitete”, tha Ristani.
Ndërsa kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, tha se me 25 qershor do t’i kthejmë fitoren Lushnjes dhe të gjithë Shqipërisë. /b.d