Nëse Ramush Haradinaj do të bëhet kryeministet i Kosovës pas zgjedhjeve më 11 qershor, kjo do të shkaktonte vështirësi dhe problem në marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës, kështu ka thënë sot ministri i Drejtësisë së Serbisë, Nela Kuburovic, raportojnë mediat serbe.
Ajo më tej shtoi se Serbia është e angazhuar për paqen dhe stabilitetin, dhe do të vazhdojë për të përmirësuar përmes një procesi të dialogut dhe zgjidhjen e çështjeve dhe problemeve të serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë.
E ndërkohë koalicioni PDK-LDK-NISMA kanë vendosur që Ramush Haradinaj, të jetë kandidat për kryeministër.
Zgjedhjet në Kosovë do të mbahen më 11 qershor.Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit, pritet të garojnë 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 iniciativa qytetare, përgatiti Express. (b.an)