Një tjetër deputet që mbeti jashtë listës së PS-së, Vladimir Kosta doli sot në mbështetje të deputetit tjetër të larguar në radhët e PD-së, Astrit Patozit.
Përmes një mesazhi në “Facebook” sqaronte pse ishte bërë kjo lëvizje nga kreu i partisë. Mirëpo, Kosta e mbështet thirrjen e tij për revolucion të vërtetë.
STATUSI
Astrit Patozi ka bërë analizën më të saktë për vdekjen e demokracisë brenda partive.
I bashkohem thirrjes së tij për revolucionin jo imagjinar politik në vend.
Nuk diskutohet më fati individual apo i partive, por fati i Republikës.
Sot partitë kryesore janë kthyer në vende qokash nga kryetarët e kooperativave; Rama, Basha-Berisha
a.ç