Policia e Durrësit ka parandaluar një konflikt që mund të kishte viktima.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr. 17/1, të këtij qytetit, ku për motive të dobëta Fation Bregu ka kanosur me armë zjarri pistoletë Sh. Ll. 49 vjeçe, banuese në Durrës.
Policia ka vajtur menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka bërë të mundur arrestimin e Bregut, si dhe sekuestrimin e armës së tij tip pistolete.
Është sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
• arma e zjarrit pistoletë, e modifikuar, kalibër 6.35 mm dhe
• një automjet tip Ford Foxus.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”./a.m.