Mbrëmjen e djeshme PD bëri publike listën me kandidatët e saj në qarqe, një listë që linte jashtë shumë emra të rëndësishëm të PD si Selami, Bregu, Bode, Topalli, Patozi etj.
KOmentuesve të shumtë të listës i është bashkuar edhe kryeministri Edi Rama i cili e ka quajtur lista e humbësave.
I pranishëm në familjen e Dallëndyshe Shehit në Vorë, ku po zhvillon një takim, në shoqërinë edhe të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Rama ka pyetur familjarët e shtëpisë ku është i ftuar: “E patë listën e Tironës së PD-së?”. Por disa prej tyre e kanë mohuar me kokë. “Nuk keni humbur asgjë”, iu është kthyer sërish Rama. Pastaj shtoi “u bashkuan bashkë të gjithë humbësat, Saliu, Luli, Mediu, Dash Shehi, Halim Kosova. Të gjithë humbësat janë bërë bashkë kjo është Republika e Re e humbësave”, – tha kryeministri.