Nga Bardhyl Ukcamaj*
Largimi nga listat e PD-së, të Josefina Topallit, Astrit Patosit, Majlinda Bregut e Eduard Selamit është një goditje me shume për këtë parti dhe jetën parlamentare në Shqipëri.
Zonja Topalli, një intelektuale që përfaqeson në mënyrë dinjitoze familjet më të persekutuera të qytetërimit shkodran, ish kryetare e Parlamentit, me nje eksprience te spikatur në fushën e legjislativit. Josefina është e pasur sepse famílja e saj ka trazhguar prona të mëdha, të cilat ia konfiskoi komunizmi (dhe jo se firmoste koncensione). Josefina nuk ka punuar as edhe nje ditë në rrethin ekzekutiv te administrates së korruptuar të PD-së. Ajo përfaqësonte me profesionalizem politikën e djathtë.
Majlinda Bregu, një deputete dinjitoze për secilin parlament të Kontinentit Europian. Me nje prevojë shumë të dobishme në fushën e integrimeve europiane, ish ministre e pa akuzuar për korrupsion. Me një profil shume elegant ne elektorat. E njohur për guximin intelektual dhe lirinë e komunikimit politik. Pa mëdyshje edhe ajo edhe Topalli mund te ishin propozuar dhe do ta nderonin postin e Presidentes së Shqiperisë.
Astrit Patozi është një ndër politikanët më të pakorruptuar, që nuk ka mbajtuar asnjë post ekzekutiv në Shqipëri. Njëri nga intelektualët më të mirë të Parlamentit, ish aktivist i Lëvizjes së Dhjetorit dhe konseguent në qëndrimin e tij të djathtë politik. I investuar në drejtimin e grupit parlamentar ka fituar respekt në elektoratin shqiptar.
Eduart Selami ( shqiptaro-amerikan), i pa akuzuar per korrupsion, ish themelues dhe kryetar i PD-së, me nje orientim të njohur pro amerikan dhe njohes mjaft i mire i politikes nderkombetare, u la jashte listës.
Keta deputetë u kontaktuan nga administrata amerikane para pak ditesh, për të gjetur një zgjidhje rreth situatës politike në vënd.
U perjashtuan te katër, e për ta bërë edhe më transparentë karshillakun anti amerikan, u fut në PD-në, e re Sazan Guri ( një figurë komike, që “drejtoi” demostratat kundër projekt-marrveshjes shqiptaro-amerikane për armët kimike).
Kemi edhe nje aspekt tjetër të rëndësishëm. Në listë përfshihet Lefter Maliqi i Beratit, dhe largohet Mimoza Hajdarmataj.
Mimoza, një deputete dinjitoze e Malsisë së Gjakovës, me një profil qytetar, e pa akuzuar për korrupsion dhe njekohesisht ish studente e Dhjetorit 90-të.
Tashmë me perjashtimin e Astritit dhe Mimozes, asnjë ish student i Lëvizjes së Dhjetorit 1990-të, nga UT nuk mbetet në listat e PD-së. ASNJE!
Po ashtu të përsekutuarit politik mbetën thuajse krejt të papërfaqësuar (më pak se partia Mediu apo Duka).
Oligarket e PD-se, se mbetur nuk denjuan as formalisht te mblidhnin se paku kryesine e partise per te miratuar kandidatet. A ka turp me te pambuluar? Zero demokraci !
Pra, PD-ja e re, me emrat e mesipërm, ka përjashtuar bërthamën euro-atlantike të intelekualeve antikomunistë, Levizjes Studentore, te persekutuarit politike dhe figurave të pastra të grupit parlamentar.
Para së gjithash synon të sfidojë politikën amerikane në rajon por edhe atë pak demokraci brënda partisë.
Anti amerikanizmi i oligarkeve te PD-së, së mbetur ( jo elektoratit te saj) eshtë nje ogur i zi jo vetëm për atë parti, por për demokracinë shqiptare në përgjithësi.
*Ish-student i Dhjetorit