Edin Xheko është golashënuesi më i mirë i ligës së Evropës dhe ka shansin të marrë edhe titullin e golashënuesit më të mirë në Seria A.
Ai në një bisedë për Sky Sport ka zbuluar se Spalletti është njeriu kryesor i përparimit të tij si futbollist.
“Ai më ka mësuar shumë gjëra. Më ka mësuar se si të sulmohet hapësira, pasi në Itali kjo është ndryshe se sa në Angli ose Gjermani.
Duket se ai është personi kyç për avancimin tim këtë sezon. Çdo sulmues dëshiron të arrijë sa më shumë gola. Sezoni im i parë nuk ishte aq i mirë, por dëshiroj të koncentrohem në sezonin e ardhshëm.
Duket se nuk do të shënoja aq shumë gola sikur të mos më ndihmonin bashkëlojtarët”, ka thënë Xheko, përgatiti kp.Futbollisti i njohur ka zbuluar se me cilin trajner do të dëshironte të punojë në të ardhmen.
“Do të doja të luaja për Mourinhon. Në Angli e quajnë ‘Special One’. Ai është i veçantë, ka fituar shumë trofe me ekipe të ndryshme.
Kam biseduar me lojtarët, të cilët i ka stërvitur dhe të gjithë kanë vetëm fjalë të mira për të”, ka thënë ai. (b.an)