Lucy dhe Annie Dixon nga Solihull i Anglisë, u është dashur të presin për një kohë të gjatë që të marrin 350 mijë eurot e fituara në lotari, sepse e kishin grisur biletën teksa festonin nga gëzimi.
Gruaja 48-vjeçare dhe motra saj tetë vite më e re, ishin gëzuar aq shumë që nisën të kërcejnë dhe të luajnë, kur papritmas e grisën dëshminë se janë fituese.
Verifikimi se gjithçka është në rregull ka marrë kohë, sepse nevojiten kontrolle të hollësishme.
“Ishte një pritje e vështirë, më dukej sikur dikush po i mbante paratë tona. Në fakt, fajin e kishim vet”, ka thënë Anne lidhur me rastin.
Mirëpo, pasi iu janë dhënë të hollat, ata janë gëzuar dhe kanë lënë prapa eksperiencën e keqe. /a.m.