Presidenti amerikan Donald Trump mund të provojë akullore me emrin e tij, të përgatitur nga një pastiçeri lokale, gjatë vizitës në qytetin italian të Taorminas, ku zhvillohet samiti i G7-ës.
Përpunimi i kësaj ëmbëlsire në pamje të kujton flamurin amerikan, pasi ka luleshtrydhe (e kuqe), bajame (e bardhë) dhe boronicë (blu), të gjitha të përziera me arra dhe të vendosura sipër një cope keku.
“Si prekje e fundit, akullorja “Trump Cup” ka sipër flamuj amerikan dhe flokë sheqeri të verdhë për të imituar flokët e liderit amerikan dhe flakën e Statujës së Lirisë”, tha pronari i pastiçerisë “Fanaberia Ice Cream”, Giuseppe Perdichizzi.
“Estetikisht është shumë amerikane, por në shije është shumë siçiliane, aromat janë të balancuara shumë mirë”, tha Perdichizzi, një avokat i përfshirë në çështje të mafias që menaxhon këtë dyqan akulloreje.
“Kjo akullore është shenjë e mikpritjes natyrale siçiliane”, vazhdoi ai.
Madje ky dyqan ofron edhe një pije me bazë xhinxheri, “G7 cocktail”, dhe një akullore më të vogël që i dedikohet presidentit të BE-së, Donald Tusk.
Perdichizzi theksoi se është një fan i Trump dhe se ka hapur një shishe shampanjë për të festuar fitoren elektorale të presidentit amerikan.
Ai është gjithashtu mik me Matteo Salvini, lideri i partisë Lega Nord që kërkon të bllokojë migrimin dhe të nxjerrë Italinë nga Bashkimi Evropian./b.d