Rreth 10 muaj pas grabitjes spektakolare të filialit të një banke të nivelit të dytë në zonën e ish-bllokut, Prokuroria ka pushuar hetimet.
I akuzuari kryesor për gratitjen e 20 milionë lekëve përmes çarjes së murit të kasafortës së bankës nga një ndërtesë ngjitur, Robert Kulla, djali i Nehat Kullës, pritet të fitojë lirinë shkruan shqiptarja.
Në ngarkim të tij, Prokuroria nuk ka prova bindëse që ta fajësojë Kullën për grabitjen e gushtit të vitit të kaluar.
Kësisoj, grabitja e bankës mbetet pa autor, edhe pse u mendua fillimisht se me arrestimin e Robert Kullës, grupi kriminal ishte zbërthyer. /a.m.