Presidenti Donald Trump mori pjesë në samitin e NATO’s në Bruksel të enjten, mirëpo aty u xhirua një gjest që duket sikur po e shtynë mënjanë Kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markovic, me qëllim që të futet drejt ftontit në atë turmë.
Shtëpia e Bardhë thuhet se e e ka mbrojtur këtë gjest, duke e quajtur atë si “përshëndetje rasti” në mes të liderëve. Por, kjo video u bë shumë shpejtë virale gjithandej. Autorja e librave Harry Potter, J.K Rowling pas këtij gjesti të Trump, shpërndau një video të shkurtë, me mbishkrimin “Ti je njeri i vogël, i vogël, i vogël”. Këtë mbishkrim shkrimtarja ia dedikoi Presidentit Donald Trump.
Nga ana tjetër, Kryeministri i Malit të Zi, Dusko Markovic, e ka komentuar me “sportivitet” shtyrjen që ia ka bërë Presidenti i SHBA-së Donald Trump në Bruksel në Samitin e NATO-s teksa përfaqësuesit e shteteve anëtare po përgatiteshin për të bërë fotografinë familjare.
Kryeministri Markovic ka thënë se Trump edhe e meriton të jetë në rendin e parë të liderëve, si udhëheqës i superfuqisë më të madhe botërore.
Markovic, vendi i të cilët dje formalisht ka marrë pjesë në takimin e NATO-s, pak ditë para anëtarësimit të plotë në aleancën më të fuqishme të botës, ka thënë se e ka falënderuar Trumpin për ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO në Senatin Amerikan. /ma.me