Mjafton të lexosh se çfarë fjalori përdorin kur shkruajnë, për të kuptuar banalitetin e njerëzve që kanë qeverisur dhe qeverisin këtë vend. Ylli Manjani, deri dje Ministër i Drejtësisë, profil ky shumë i lartë dhe i rëndësishëm në qeverisjen e vendit, me fjalorin që përdor kur shkruan, vetëm sa na sqaron se nuk bën asnjë përjashtim nga banaliteti i përditshmërisë sonë. Të kesh inat apo të urresh kryeministrin apo dhe çdo politikan apo zyrtarë të lartë e të ulët të këtij vendi është diçka krejt normale. Por të përdorësh një fjalor banal per urrejtjen qe mbart, duke pasur parasysh se përfaqëson një profil të lartë qeveritari dhe politikani, ndjen fyerje për faktin se ke qenë qeveritar i këtij vendi. Mjafton të lexosh çfarë ai shkruan duke folur deri dhe për allatet e Presidentit të SHBA, për të kuptuar vulgaritetin ku janë katandisur shtetarët. Ai na provon se të qënurit ministër ka qenë një fyerje për pjesën më të madhe të shqiptarëve që vijojnë të kenë minimumin e etikës.
Ja postimi i tij:
“Plasi të takojë Trump-in, por i pa vetëm trapin! Dëshirë për t’u takuar me “turpin e njerëzimit”?! Nuk e dimë më se cili është turpi!”, shkruan Manjani në Twitter.
A. Meta/javanews.al