Pas Jesus Navasit dhe Gael Clichyt, Manchester City ka konfirmuar se nga skuadra janë larguar edhe portieri Willy Caballero dhe mbrojtësi Bacary Sagna.
Të gjithë këta lojtarë janë larguar sot nga Manchester City, transmeton Koha.net.
Sagna ka luajtur tre sezonet e fundit me Manchester Cityn, me të cilin ishte bashkuar nga Arsenali më 2014.
Kurse Caballero ishte transferuar te klubi anglez nga Malag, poashtu më 2014 dhe ka bërë 48 paraqitje për “Qytetarët”, përgatiti Express. (b.an)